E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret, Nishani apelon: Emergjencat dhe policia, në gadishmëri

TIRANE- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani apeloi sot tek drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe të Emergjencave Civile në qendër për një angazhim maksimal në parandalimin dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rastet e rënies së zjarreve, jo të pakta ditët e fundit në vendin tonë. Kujtojmë zjarret në jug të vendit, në Sarandë e Tepelenë që kanë rrezikuar banesat pa llogaritur dëmet në ullishte. Po sot një tjetër zjarr ka rënë në kodrat e Ardencisës, c'ka e bën situatën alramante.

Nishani kërkoi “forcimin e gatishmërisë për të parandaluar në kohë rënien e zjarreve dhe angazhim të plotë për të ndërhyrë me efikasitet dhe për të shmangur sa më shumë dëmet nga rënia e zjarreve,-tha Ministri Nishani në mbledhjen e posaçme me drejtuesit e strukturave policore dhe të emergjencave civile në vend.

Ministri Nishani duke iu drejtuar strukturave hetimore të Policisë së Shtetit, kërkoi hetim të plotë dhe zbulimin e përgjegjësve të këtyre zjarreve.
“Hetoni, zbuloni dhe dërgoni për ndjekje penale të gjithë personat përgjegjës për rënien e zjarreve. Këto procedura hetimore e ligjore duhet t’i kryeni si ndaj individëve të caktuar që kanë shkaktuar zjarre, ashtu edhe edhe për mosveprim të personave përgjegjës të administratës vendore të ngarkuar për mbrojtjen e pyjeve e kullotave, pronë të pushtetit vendor”, us hpreh ministri.

Ai vlerësoi punën e deritanishme të strukturave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, por kërkoi koordinimin e veprimtarisë me të gjitha strukturat përgjegjëse për përballimin e situatave të rënies së zjarreve.
“Koordinoni masat e gatishmërisë me drejtuesit në nivel qarku, bashkie e komune, intensifikoni komunikimin me strukturat e ministrive të linjës për t’u informuar në kohë për zjarret, harmonizoni veprimet me strukturat e ministrive të linjës apo të pushtetit vendor në territorin ku ju veproni”, tha Nishani.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Lushnje, kodrat e Ardenicës përfshihen nga flakët e zjarrit Gjirokastër, 2 vatra zjarri në dy fshatra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›