E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët, nesër në Tiranë për marrëveshje me “ACR”

Nesër në orën 12:00, në ministrinë e Punës, sindikata e minatorëve pret përfaqësuesit e “ACR”, për të firmosur marrëveshjen. Minatorët kanë rënë dakort të vijnë në Tiranë, me kusht që marrëveshja të firmoset në ministrinë e Punës.
 

Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla ka sqaruar se minatorët vendosën, që deri nesër në orën 12:00 të presin “ACR” në ministrinë e Punës për të nënshkruar një marrëveshje, që do të jetë pjesë e kontratës kolektive që ka lidhur kjo sindikatë. “Meqë administratori i “ACR”, u shpreh se kërkesat e minatorëve janë plotësuar. Bëjë me dije se deri nesër në orën 12:00 do të presim për të firmosur marrëveshjen”, u shpreh Nikolla.

Sipas tij nëse do të nënshkruhen kërkesat e vendosura nga minatorët, atëherë nesër do të nisë puna në minierën e Bulqizës, në të kundërt nëse nuk do të arrihet marrëveshja Nikolla njoftoi se do të futen në grevë urie 700 minatorë të tjerë dhe nuk do të dalin pa u plotësuar kërkesat.
 

Kërkesat e minatorëve
-Realizimi i investimeve për hapjen e thellësisë nga niveli i 16-të në nivelin e 20-të, që do të kryhet brenda dy viteve.
-Rritja e pagës 20% e panegociueshme.
-Plotësimi i kushteve të punës, dushi, restoranti, uji i ngrohtë, uji i ftohtë.
-Problem i largimit të drejtorit Medat Zogu.
-Pagesa e ditëve të grevës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›