E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagojnë minatorët: Presim Gigën në Bulqizë

Minatorët e Bulqizës kanë reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga administratori i “ACR”, Giga Bedineishvili. Minatorët kanë deklaruar se duhet bërë nënshkrimi institucionalisht dhe ligjërisht i protokollit të marrëveshjes. Sipas tyre, çdo sajesë si ajo e sotmja nuk ka vlerë.
Më herët, administratori i “ACR”, Giga Bedineishvili ka deklaruar se kompania është për përmbushjen e premtimeve dhe është në pritje të minatorëve.
Ai po ashtu ka deklaruar se beson në zgjidhjen sa më shpejtë të situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›