Gjendet i vdekur 62 vjeçari, dyshohet nga vapa
Mësohet se 62 vjeçari u gjend i vdekur nga disa kalimtarë të rastit. Pas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore, rezultoi se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta dhe infarktit akut të miokardit
DURRES- Një 62 vjeçar nga Durrësi u gjend i vdekur mbrëmjen e kaluar në një nga lulishtet e qytetit, ndërsa nga ekzaminimet e para rezulton se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, shkaktuar nga temperaturat e larta.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se "Eqerem Pojana që jetonte i vetëm prej disa kohësh, ishte duke pushuar pasditen e së enjtes në lulishten pranë godinës së Albtelekomit në Durrës. Ai nuk ishte ndier mirë, por u kishte kërkuar kalimtarëve të rastësishëm që mos e lëviznin deri sa të qetësohej".
Mësohet se 62 vjeçari u gjend i vdekur më vonë, nga disa kalimtarë të rastit. Pas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore, rezultoi se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta dhe infarktit akut të miokardit.
(d.b/BalkanWeb)