E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vodafone Albania” prezanton aparatet e reja të celularëve “Vodafone 527”



Kompania e telefonisë celulare “Vodafone Albania” prezantoi dje aparatet e reja të celularëve në shtatë ngjyra tërheqëse, të cilat shënojnë angazhimin e kompanisë për të hedhur në tregun e telefonisë celulare produkte të markës “Vodafone”. Karakteristikat, dizajni dhe funksionaliteti i aparateve celular “Vodafone 527 (Rainbow)”, janë specifikuar dhe zhvilluar nga kompania “Vodafone” për t’iu përshtatur më së miri përdorimit të klientëve tanë. Si lider në tregun vendas të telekomunikacionit, skuadra “Vodafone” bashkoi forcat për t’u ofruar të gjithë klientëve aparate celularë të veçantë, të lehtë-përdorshëm dhe të përballueshëm nga klientët. “Vodafone 527(Rainbow)” ofron akses në multimedia, kërkim, muzikë, video, mesazhe. Me shpejtësinë dhe besueshmërinë e rrjetit “Vodafone”, si dhe me kompletin ekskluziv të aparateve të reja nuk do kishte moment më të mirë për të qenë afër Vodafonit. Me elegancën dhe shtatë ngjyrat në dizajn “Vodafone 527” ofron shumë shërbime si SMS, MMS, Bluetooth, Radio, Micro SD deri në 2GB dhe kërkim në internet. Ky aparat ka manualin e përdorimit në shqip dhe klientët tanë mund të zgjedhin një nga shtatë gjuhët europiane, duke përfshirë dhe gjuhën shqipe, për ta vendosur në aparatin e tyre.

16 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›