E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone Club ofertat e reja verore arritën

Breaking Views Më shumë minuta dhe më tepër përdorim interneti me akoma më pak shpenzime

Këtë verë, të gjithë anëtarët e Vodafone Club – Komunitetit Nr. 1 në Shqipëri – do të kenë më tepër arsye për t’u gëzuar ndërsa komunikojnë më gjatë me miqtë dhe njerëzit më të afërt.

Me vetëm 300 lekë (me TVSH) çdo anëtar i Vodafone Club mund të blejë një paketë me 1000 minuta të vlefshme për thirrje kundrejt numrave “Vodafone Club” dhe 50 MB për përdorim interneti. Kjo pakete është e vlefshme për 7 ditë nga dita e aktivizimit.

Një tjetër paketë e favorshme mund të blihet me 1000 lekë (me TVSH), duke iu ofruar anëtarëve të Vodafone Club 3000 minuta kohë bisede dhe 100 SMS brenda grupit, 30 minuta kohë bisede me çdo numër tjetër kombëtar dhe 200 MB përdorim interneti. Kjo paketë është e vlefshme për 30 ditë nga dita e aktivizimit,

Paketat e mësipërme mund të blihen duke telefonuar numrin 131 apo duke hyrë në menynë #123# nga çdo aparat celular.

Por, ofertat nuk mbarojnë me kaq. Për të gjithë ata që preferojnë të qëndrojnë më gjatë të lidhur në internet, një tjetër ofertë është gati: Me vetëm 120 lekë (me TVSH) mund të blihen 150 MB për përdorim interneti, të vlefshme për 7 ditë. Ky shërbim mund të aktivizohet duke telefonuar falas në numrat 15115 ose 131.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›