E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone, koncert në bulevard

 

TIRANE - Një koncert me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare u mundësua dje në Ditën e Verës nga kompania celulare "Vodafone". Ashtu si çdo vit, kjo kompani ishte pjesë e një prej festave më madhështore në vendin tonë, duke dhuruar momente të veçanta kënaqësie dhe argëtimi për qytetarët. Në urën e madhe të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", këngëtarët më të njohur shqiptarë entuziazmuan turmën duke rikujtuar emocionet e verës, në një ditë plot diell. Festimi i Ditës së Verës është kthyer në një festim të dashur për të gjithë dhe "Vodafone Albania" me përkushtimin ndaj klientëve dhe mbështetjen ndaj artit, i ofroi kryeqytetasve një koncert special që do të kujtohet gjatë. Me një skenë të dizenjuar nën tapetin e kuq dhe me qindra flutura shumë-ngjyrëshe që lidhnin 2 pjesët e urës së madhe, Vodafone Albania mirëpriti këngëtarët më të njohur shqiptarë. Ndërkohë, në dyqanet e kësaj kompanie janë ofruar mundësi dhe ide të veçanta për të gjithë abonentët dhe të afërmit e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›