Vodafone, oferta për Shën Valentin
Ofertë promocionale për klientët e rinj me kontratë Vodafone Pro 80 dhe Vodafone Pro Unlimited. Vodafone ofron më shumë mundësi dhe kursim për të gjithë klientët e rinj me kontratë, të cilët do të aktivizojnë një nga planet tarifore Vodafone Pro 80 apo Vodafone Pro Unlimited si dhe do të zgjedhin një nga paketat opsionale të këtyre planeve sipas kërkesave të tyre për komunikim. Por çfarë do të përfitoni? 6 muaj pagesë fikse mujore 0 lekë. Duke zgjedhur një nga paketat opsionale 30+, 60+, 240+ përfitoni pagesë fikse mujore 0 Lekë të planit tuaj tarifor, për 6 muaj përgjatë një viti nga data e aktivizimit. 1 vit pagesë fikse mujore 0 lekë Duke zgjedhur një nga paketat opsionale 480+, 720+, 1000+ ju do të përfitoni pagesë fikse mujore 0 Lekë të planit tuaj tarifor për një vit të tërë duke filluar nga data e aktivizimit. Oferta Promocionale është e vlefshme nga 14 Shkurt – 31 mars 2011. Ju nuk mund te perfitoni nga oferta promocionale nëse do të ndryshoni planin tarifor bazë apo paketën opsionale duke përzgjedhur një paketë opsionale me më pak minuta. Por ju mund të përfitoni nga oferta promocionale nëse zgjidhni një paketë opsionale me më shumë minuta se ajo që keni përzgjedhur në momentin e aktivizimit.