E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen tre të rinj, po çonin drogë drejt Kosovës

Në pranga ranë Blerim Zeqiri e Rinor Lila nga Kosova dhe Denis Fata nga Tirana, përkatësisht 21, 20 dhe 23 vjeç, të cilët u ndaluan 500 metra larg qytetit të Gjirokastrës, teksa prisnin të udhëtonin në autobus në drejtim të kryeqytetit.

Policia tha se tre të rinjtë e kishin fshehur marihuanën në tre çanta shpine, pasi më pare e kishin blerë në fshatin Lazarat, rreth 5 km larg Gjirokastrës.

“Marihuana e mbështjellë me letër natriban, ishte ndarë të tetë pako me peshë të ndryshme”, sqaron policia. “Një procedurë ligjore për paraburgimin e tre të rinjve tashmë ka nisur”, shprehet një drejtues i lartë, duke saktësuar se marihuana kishte destinacion Kosovën. /Start/

                                                                                             2011-11-18 15:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›