E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhen 150 mije euro ne pranga tre shqiptare

3 emigrante shqiptare me dokumente te rregullta jane vene ne prangat e policise italiane diten e djeshme nen akuzen e vjedhjes. Sipas mediave italiane tre te rinjte shqiptare te identifikuar si Marsel Hoxha 24 vjec Frederik Gjonaj 22 vjec dhe Ardian Lleshi 33 vjec ishin te dyshuar se kishin kryer nje sere vjedhjesh ne tri banesa te ndryshme ne zonen e Venecias dhe te Venetos. Ne banesen e tyre ne nje ferme u gjeten nga policia mjete te vjedhura qe kapnin vleren e 150 mije eurove pervec parave te thata florinjve dhe materialeve te shumta informatike. Mesohet se hetimi kishte nisur me 31 tetor kur ne Terencano te Udinezes ishte vjedhur nje makine e cila ishte gjetur vetem pak ore me pas ne afersi te qytetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›