E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ kutite e votimit nga Kanadaja

TIRAN - Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxitoi per te djegur fletet e votimit duke e justifikuar me nevojen e perdorimit te kutive per zgjedhjet vendore dy muaj me pas po ky institucion do te marre vendim per blerjen e 5500 kutive te reja per materialet zgjedhore qe do te perdoren ne 8 maj.


Administrata e KQZ-se ka kontraktuar me kompani te cilat sigurojne kuti te materialeve zgjedhore dhe e vetmja qe ka shprehur interesimin dhe mund te plotesoje kushtet e percaktuara ne Vendimin e sipercituar te KQZ-se eshte nje kompani kanadeze. Kjo eshte e njejta kompani qe ka sjelle materialet zgjedhore ne Shqiperi qe nga viti 2001. Kompania kanadeze ka paraqitur tri oferta te ndryshme duke u bazuar tek numri i kutive qe do te prodhohen dhe tek shpejtesia e transportit.

Ne relacionin e pergatitur nga administrata e KQZ-se konstatohet se ne oferten e pare kostoja e transportit eshte shume e madhe se kostoja e vete kutive. Ne oferten e dyte dhe te trete duke qene se i referohen te njejtes kuti verejme se ne rast se do te kerkohen te sigurohet sasia e plote e kutive atehere koha e prodhimit dhe transportit eshte maksimalisht 37 dite nga momenti i porosise dhe ne rast se do te kerkohet vetem sasia e reduktuar prej 3.000 kutish te materialeve zgjedhore koha e prodhimit dhe transportit do te jete maksimalisht 25 dite nga dita e porosise.

Per shkak te mungeses se ofertave nga kompani te ndryshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte i detyruar qe ta perzgjedhe fituese kompanine kanadeze si e vetmja qe ka bere oferte. Oferta e pare konsiston ne sigurimin e 5.500 kuti materialesh zgjedhore me permasa 38x48x54cm ose 83L qe eshte afersisht sa/si kutia e votimit aktuale qe disponon KQZ e cila kerkon nje kohe prodhimi 20 deri 25 dite dhe transporti 7 deri ne 9 dite. Kosto ne total e kutive eshte 10895500 dhe kosto e transportit eshte 14099069.

Oferta e dyte konsiston ne sigurimin e 5.500 kuti materialesh zgjedhore me permasa 38x48x45cm ose 60L e cila kerkon 16 deri ne 17 dite prodhimi dhe 7 deri ne 9 dite transporti. Kostoja ne total e kutive eshte 100815.00 dhe kostoja e transportit eshte 96620.10. Oferta e trete eshte bere ne lidhje me kutine me permasa 38x48x45cm ose 60L pasi kjo kuti i pershtaten me teper kerkesave te KQZ-se dhe ndryshimi qe eshte ofruar konsiston ne ndryshimin e cmimit te transportit dhe kohes se prodhimit ne rast te reduktimit te sasise.

Me konkretisht ne rast se do te kerkojme 5.500 kuti te materialeve zgjedhore atehere kostoja totale do te jete 99990.00 dhe kostoja e transportit 63038.10. Koha e prodhimit eshte nga 12 deri ne 15 dite ndersa koha e transportit eshte nga 21 deri ne 22 dite.

Pak dite me pare anetaret e Komisionit Qendror te zgjedhjeve miratuan blerjen e rreth 6000 kutive te votimit ku 1000 prej tyre do te jene rezerve. Kutia materialeve zgjedhore qe do te perdoren per zgjedhjet per organet e qeverisjes vendore te dates 08.05.2011 duhet te jete transparente plastike e sigurt e papalosshme e riperdorshme. Kutia do te mbyllet vetem me kater kode metalike anesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›