E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën 67 mijë euro, prangosen dy persona

Në pranga ranë shtetasit Rodrik Hektor Malaj, 23-vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë, i pa proceduar më parë, Gerta Ylli Mezuraj, 21-vjeç, lindur në Lezhë e banuese në Tiranë,  punonjëse pranë agjencisë  “Ar&Lo Travel”.

Ndërkohë që është bërë shpallja në kërkim policor edhe të dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Gjatë ecurisë së hetimeve, u dokumentua tërësisht implikimi i shtetasve të sipërcituar, ku 23 vjeçari Rodrik Malaj i ka vjedhur me dhunë çantën, punonjëses së agjencisë së udhëtimeve ku ka mundur të marri sasinë e parave prej 67 mijë eurosh.

Implikimi i shtetases Gerta Mezuraj në këtë vjedhje me dhunë, dyshohet se është arritur, duke bashkëpunuar me autorët duke u dhënë informacion, gjatë momenteve të lëvizjes së koleges së saj, për depozitimin e shumës së parave në bankë. 

Kjo vjedhje është realizuar ditën e djeshme në orën 15.00’ në rrugën “Abdyl Frashëri“ në Tiranë, ku autorët dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjerin, kanë mundur të posedojnë këtë shumë parash.

Pas nje pune intensive u arrit sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i valutës së grabitur dhe arrestimi në flagrancë i dy prej autorëve ndërsa po punohet intesivisht për kapjen e bashkëautrëve të tjerë, tashmë të identifikuar. Ndërkohë, vazhdon puna hetimore në bashkëpunim me të gjitha strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, për të dokumentuar edhe të tjera vjedhje të realizuar nga ky grup kriminal. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-15 15:49
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›