E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrugët e Athinës në flakë, dhunohet ish-ministri i Transporteve

Teksa, ish-ministri po dilte nga parlamenti disa persona iu vërsulën duke i shpëtuar edhe mbulimit të policisë. Ai u godit fillimisht me gurë, e më pas edhe me shkopinj.

Në sheshin Syntagma dy hotele luksoze u sulmuan me bomba molotov, teksa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Demonstruesit e tërbuar i vunë flakën gjithashtu edhe një automjeti. Raportohet se ka shumë të plagosur, dhe shumë të arrestuar.

Greqia ka mbetur sot pa transport ajror, detar dhe hekurudhor. Greva gjithashtu përfshiu edhe shkollat, spitalet, gjykatat, bankat dhe ndërmarrjet e mëdha publike, sidomos ato energjetike dhe postën.

Edhe gazetarët gjithashtu janë bërë pjesë e grevës 24-orëshe, dukë lënë kështu vendin në një terr informativ.

Greva e përgjithshme, e shtata për vitin 2010, u organizua nga sindikata në kuadër të kundërshtive ndaj masave të rrepta ekonomike dhe dy reformave të tregut të punës dhe të ndërmarrjeve publike të votuara gjatë natës me 156 vota pro dhe 130 kundër.

Këto reforma janë kërkuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian në këmbim të paketës prej 110 miliardë eurosh që ato kanë premtuar ti japin Greqisë për daljen nga kriza./Start/F.P/

                                                                                             2010-12-15 15:21
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›