E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhen 700 leke hekur ndalohen dy vete

Policia e Korces ka ndaluar dje dy shtetas nderkoeh qe ndaj tyre ka nisur hetimi per vjedhje te mbetur ne tentative. Ne njoftimin zyrtar per shtyp behet e ditur se shtetasit Xh.H. 18 vjec dhe Arsen Nakoleci 27 vjec banore te Korces jane nen hetim pasi jane kapur me nje sasi hekuri skrap me vlere rreth 700 shtateqind leke te reja te cilen e kishin vjedhur ne ish-uzinen e instrumenteve ne lagjen Nr.17 te qytetit.


Gjithashtu po hetohen ne gjendje te lire tre banore te fshatit Floq te Korces pasi akuzohen se kane vjedhur 62 kg hekur skrap nga betoni i bunkereve ne fshatin Floq. Ata akuzohen per vjedhje ne bashkepunim.


Vjedhja e hekurit per tu shitur per skrap ka filluar te lulezoje muajt e fundit nderkohe qe personat e arrestuar per kete veper penale jane te rinj te papune qe nuk kane sesi ta sigurojne ndryshe jetesen e tyre.

Arlinda Gjypi
Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›