E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anijet shqiptare te bllokuara ne Egjipt mberrin e para ne Durres

Ne Portin e Durresit ka arritur nje prej anijeve shqiptare qe kishin mbetur te bllokuara ne portin e Egjiptit. Anija eshte ankoruar ne port pa problem ne udhetim e saj te kthimit. Nje nga marinaret e saj tha se anija kishte ikur ne Egjipt para nje muaji dhe se 15 ditet e para kishte pritur radhen per te realizuar perpunimin normal te saj se kishte shume radhe ne port. Anija sipas marinareve ka qene e bllokuar ne nje prej porteve egjiptiane.


Ndersa pas kesaj periudhe kane qene veshtiresite e rremujave qe ndodhen nga protestat e medha qe u zhvilluan qe i lane te bllokuara. Sipas informacioneve te marra nga burime te besueshme ne Egjipt ndodhen te bllokuara edhe 3 anije te tjera me ekuipazhe shqiptare per shkak te veshtiresive te krijuara nga situata e rende qe po kalon qeveria egjiptiane.


Burimet saktesojne se anijet jane anije me pronar shqiptar dhe me flamur te huaj dhe qe nuk jane te regjistruara ne kapitanerine e Portit te Durresit per te sjelle informacione me te hollesishme zyrtare rreth tyre. Nje nga anijet e kthyera eshte anija Geri II e cila pasi ka qene ne Egjipt dhe ka shkarkuar mallrat qe ka transportuar ne rrugen e kthimit ka ardhur nga Libia.

Anija ka pasur peripeci gjate udhetimit ne afersi te ishujve greke pasi sipas detareve te anijeve te tjera anija kishte marre uje gjate lundrimit dhe per kete eshte detyruar qe te leshoje edhe sinjalin SOS. Anija ka hyre ne Portin e Durresit dhe tashme ndodhet e ankoruar sipas informacionit nga autoriteti Portual i Durresit ne kalaten nr.2.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›