E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën argjendarinë, 2 në pranga

Grabitën me maska e armë një argjendari në Fier, arrestohen autorët 45 ditë pas ngjarjes. Policia e Fierit bëri të ditur se organizoi operacionin e koduar Hap pas hapi dhe arrestoi shtetasit Ardit (Ervin) Fejzullai, 21 vjeç, banues në Fier, dhe Armando Mita, 20 vjeç, po nga qyteti i Fierit.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale të vjedhjes me armë, të kryer në bashkëpunim. Më 5 korrik të këtij viti, në lagjen Kongresi i Permetit në Fier, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur argjendarinë e shtetasit Ilia Kabuci, bëri të ditur Policia e Fierit pas arrestimit të dy të rinjve. Grabitja e argjendarisë në mes të ditës bëri bujë, pasi pronari i saj bëri publike për mediat gjithçka që kishte regjistruar kamera e sigurisë në dyqanin e tij. Në pamjet e transmetuara dukeshin qartë dy të rinjtë, të cilët morën të gjitha bizhuteritë e floririt që ndodheshin në dyqan, ndërsa kanosnin pronarin dhe shitësin me armën automatikë që kishin në dorë. Sipas burimeve të Policisë, autorët ishin identifikuar prej disa kohësh, sepse ata kishin lënë gjurmë në vendin e ngjarjes….

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

FIER/ MAJLINDA RAMA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›