Vodhi 200 mijë lekë, arrestohet

Fier, 23 mars, NOA Një 19 vjeçar nga
Libofsha e Fierit është arrestuar, sot, nga policia e këtij qytetit me akuzën për
vjedhje të 200 mijë lekëve të reja në një dyqan në këtë rreth. Lajmi konfirmohet nga policia e Fierit, e cila
sqaron se i riu quhej, Ledion Gjika.
Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë nga strukturat e Seksionit të Krimeve Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë qarkut Fier.
Gjika, ka qenë dhe më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.
Ndërsa për vjedhjen e fundit, për Gjikën, ka pasur një urdhër ndalimi nga prokuroria e Fierit për vjedhjen e dyqanit në Libofshë.
m.xh/NOA