Eskpertim i rremë, dënohen 2 mjekët ligjorë
Apeli
Shkëlqim Korbi dhe Latif Fjolla u dënuan me 8 muaj burg me kusht, dhe me 800 mijë lekë gjobë për shpërdorim detyre
Dy mjekë ligjorë të deklaruar të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, u dënuan nga nga Gjykata e Apelit e Shkodrës, me 10 muaj burg.
Mjekët Shkëlqim Korbi, 42 vjeç nga Kukësi e banues në Tiranë, si dhe Latif Fjolla, 66 vjeç, banues në Tiranë, u deklaruan fajtorë për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe ekspertimit të rremë. Gjykata e shkallës së parë në Shkodër , në vendimin e saj nr 271 datë 25 qershor 2009 kishte vendosur pushimin e gjykimit të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Shkëlqim Korbi dhe Latif Fjolla, të akuzuar për veprën penale "Ekspertim i rremë" e kryer në bashkëpunim, tri here.
Pas Apelimit të Prokurorisë, Gjykata kompetente vendosi deklarimin fajtor të të pandehurve Korbi dhe Fjolla, të gjykuar në gjendje të lirë, për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës".
Ata u dënuan me nga 6 muaj burgim dhe 750 mijë lekë të reja gjobë seicili. Me procedurë të shkurtuar atyre iu zbrit 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënuan me 4 muaj burgim dhe 500.000 leke gjobë e cila duhet likuiduar deri në fund të vitit. Gjykata pezulloi dënimin me burgim, duke e kthyer në dënim me kusht për dy vjet si dhe iu hoqi të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
Ndaj tyre kishte nisur procedimin penal prokuroria e Lezhës me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë duke qenë mjekë ekspertë pranë Drejtorisë së Oërgjithshme të Burgjeve dyshoheshin se së bashku, me një gjyqtar, një mjek burgu e një prokuror të Lezhës kishin konsumuar elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, dhënies së një vendimi ekepertimi të rremë. Prokuroria e gjykata e Lezhës shpallën moskompetencën për këtë çështje dhe ajo i kaloi prokurorisë dhe gjykatës së Shkodrës, ku edhe vazhdoi procesi deri në dhënien e vendimit të Apelit.