Policët ose qytetarët morën 1.2 milionë lekë të Romeos
23/03/2010 Grabitja e bankës tek “Rogneri”. Prokuroria: Mungojnë 1.2 milionë nga paratë që hodhi
TIRANE- Megjithëse policia konfirmoi gjetjen e sasisë së parave të grabitura nga 25-vjeçari Romeo Leka, Prokuroria gjatë numërimit ka konstatuar se një pjesë e tyre mungon. Janë plot 1.2 milionë lekë të vjetra, që i mungojnë shumës financiare prej 30 milionësh që lezhjani arriti të grabiste nga filiali i bankës “Raiffaizen” që ndodhet në ambientet e hotel “Rogner” dhe pas rrethimit nga policia ai i hodhi në rrugë. Lidhur me mungesën e kësaj shume, hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë grabitur nga qytetarët e ndryshëm ose nga efektivë të policisë, pasi këta të fundit rrethuan zonën. Shkak i kësaj grabitje, sipas Prokurorisë është bërë situata kaotike që përfshiu zonën, pasi shumë kalimtarë të rastit dhe efektivë të policisë, shikonin me vëmendje veprimet e Lekës, i cili në ato momente kishte marrë peng 19-vjeçaren nga Skrapari Lori Hatellari. Për të provuar mungesën e parave, organi i akuzës ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një faturë të bankës “Raiffaizen”, e cila ndodhej brenda thesit të përlarë nga Romeo Leka. Mësohet se në këtë faturë është shkruar shifra prej 30 milionëshe e parave që ndodheshin në thesin e hedhur në rrugë nga 25-vjeçari Leka. Ndërsa për sa i përket grabitjes së 4 mijë dollarëve, kjo shumë është gjetur dhe sipas deklarimeve të punonjësve të bankës, ajo s’ka qenë pjesë e thesit, por atë Romeo e ka marrë në sportelin e arkës financiare. Aktualisht Prokuroria s’ka asnjë person të dyshuar për grabitjen e 1.2 milionë lekëve, por ndërkohë hetimet lidhur me këtë çështje janë duke vazhduar dhe pritet që ditën e sotme Romeo Leka të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, që ka kërkuar Prokuroria. Për thellimin e hetimeve kjo e fundit ka hartuar edhe dy letërporosi që shumë shpejt do i dërgohen Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atij grek, vende këto ku Romeo Leka dyshohet se ka kryer krime. Hetimi do të përqendrohet në marrjen e deklarimeve të dëshmitarëve si dhe kryerjen e një sërë ekspertizash, ku do përcaktohet gjendja psikike e 25-vjeçarit, ekspertiza teknike e armës së krimit si dhe zbulimi i bashkëpunëtorëve, në qoftë se ka. Ngjarja për të cilën akuzohet Leka ndodhi të premten e javës së kaluar, ku i riu me një pistoletë në brez mundi të hyjë pa u vënë re nga askush në ambientet e holet “Rogner” dhe më pas ju drejtua filialit të bankës “Raiffazen”, nga ku grabiti 30 milionë lekë dhe 4 mijë dollarë. Shumë shpejt ai u zbulua dhe më pas u rrethua nga patrulla e policisë.
Pengmarrja
Romeo Leka kishte planifikuar grabitjet në çdo detaj, por nuk e mendoi se shumë shpejt do binte në “rrjetën” e policisë dhe më pas të bëhej protagonisti i një skene, që vetëm në filmat hollivudianë mund të shihet. I zënë me “presh në dorë” nga rrethimi i efektivave të Patrullës së Përgjithshme, 25-vjeçari Leka ka vështirësuar punën e policisë, pasi sapo ka hedhur thesin e mbushur me para, në dorën e tij është gjendur në kushte e pengmarrjes, një studente 19-vjeçare nga Skrapari, por banuese prej vitesh në kryeqytet.
Grabitje të tjera
Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se 25-vjeçari është autor i vjedhjes me armë të mbetur në tentativë të filialit të bankës Union Bank e ndodhur më datë 18 mars 2010 në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Një tjetër tentativë e Lekës që aktualisht po hetohet nga prokurorët është vjedhja me armë ndodhur dy ditë më parë në Unazë të Re në Tiranë. Për dokumentimin e këtyre dy çështjeve, po punohet me qëllim gjetjen e provave dhe dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes, kur Leka i sulmoi me armë për t’i marrë pasurinë.