E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja diploma e matures njihet dhe ne Itali

/ /

Te gjithe nxenesit qe do te mbarojne shkollen e mesme gjate se ciles i jane nenshtruar dhe mesimit te gjuhes italiane do te kene kete avantazh. Ata nuk do ti nenshtrohen asnje provimi tjeter. Kete siguron marreveshja me e fundit e nenshkruar dje mes Ministrise sone te Arsimit dhe qeverise italiane e perfaqesuar nga nensekretari i shtetit per marredheniet e jashtme Alfredo Mantica. Fillimisht marreveshja do te zbatohet vetem per tri shkolla te mesme ne vend. Perfaqesuesit e shtetit fqinj u shprehen optimiste per ta shtrire dhe me tej. Deri tani projekti eshte aplikuar ne shkollat e mesme te gjuheve te huaja perkatesisht ne deget e gjuhes italiane. Me memorandumin qe nenshkruam sot projekti shtrihet ne tri shkolla te mesme madje nga me te mirat e vendit. shte gjimnazi Qemal Stafa i Tiranes 8 nentori i Shkodres dhe Themistokli Germenji ne Korce tha ministri i Arsimit. Duke iu referuar mbeshtetjes se vazhdueshme qe i ofron Qeveria Italiane studenteve shqiptare qe studiojne ne Itali ministri Tafaj u shpreh se grupi i studenteve shqiptare ne Itali eshte grupi me i  madh i studenteve te huaj. Sipas statistikave studentet shqiptare zene mbi 50 te totalit te studenteve te huaj qe studiojne ne Itali. Shume nga studentet shqiptare qe kane perfunduar studimet e Masterit dhe Doktorates ne universitetet italiane te kthyer tashme ne Shqiperi kane marre poste te pedagogeve ne universitete. Shume prej tyre punojne ne administraten publike te tjere angazhohen ne sektorin privat. Ne teresi ky eshte nje kontribut i drejtperdrejte qe jep Italia per zhvillimin e shpejte te arsimit shkences administrates publike dhe te sektorit privat ne Shqiperi tha Tafaj. Marreveshja e djeshme synon te rrise numrin e nxenesve qe mesojne gjuhen italiane ne Shqiperi. Por ne te njejten kohe kjo marreveshje do te ndikoje edhe ne rritjen e cilesise ne shkollat ku zbatohet ky projekt. Ky projekt do te ndikoje gjithashtu edhe ne rritjen e kualifikimit te mesuesve jo vetem te gjuhes italiane por edhe te lendeve te tjera ne shkollat ku do te zbatohet. Deri tani projekti eshte aplikuar ne shkollat e gjuheve te huaja perkatesisht ne deget e gjuhes italiane. tha ministri. Ai  theksoi se memorandumi do te jete nje hapesire e re per nxenesit dhe gjimnazistet qe do te perfundojne gjimnazin ne seksionin dygjuhesh te cilet do te mund te perfitojne nje diplome te gjimnazit e cila eshte teresisht e njohur ne universitetet italiane e do te mundesoje pranimet e tyre ne universitetet italiane pa asnje provim. Po keshtu fale bashkepunimit ne kuader te ketij memorandumi nxenesit e shkollave te mesme vecanerisht ata te shkollave te seksioneve bilinguale do te shkembejne pervojen e tyre me shkollat italiane duke vendosur  ura te reja bashkepunimi mes shkollave te Shqiperise dhe Italise.

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›