E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Shkoder Statusi integrimi tani proces i pandalshem

Rekomandimi për marrjen e statusit kandidat është një lajm i shkëlqyer. Kështu u shpreh nga Shkodra, Kryeministri Sali Berisha, i cili përuroi shkollën 9 vjeçare “Lush Kola”. Sipas tij, Shqipëria tashmë është e sigurtë në rrugën e integrimit europian. “Kemi arritur dy suksese historike, liberalizimin e vizave dhe rekomandimin për statusin e vendit kandidat. Procesi i integrimit tani është një proces i pandalshëm”, vuri në dukje Kryeministri Berisha.
Ndërkohë, ndalur në investimet në arsim e konkretisht në këtë shkollë, kreu i qeverisë vlerësoi infrastrukturën moderne të kësaj shkolle, duke garantuar se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë.  “Arsimimi i fëmijëve është politika ime në shkollat e vendit. Politika ime shkollimi i fëmijëve shqiptarë. Politika më e mirë ndërtimi i shkollave”, u shpreh Berisha. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›