Lazaratasit lufte me policine
Dy transportues droge janë përplasur me armë zjarri me policinë e Gjirokastrës, ndërsa kjo ka qenë duke i ndjekur. Shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur për rreth 20 minuta dhe policia ka mundur të kapë njërin nga autorët, 17 vjeçarin S. Rizvo, kurse autori i dytë një tjetër 17 vjeçare është larguar duke përfituar nga errërisa. Përplasja ka ndodhur në kodrën përballë fshatit Lazarat, atje ku policia po priste transportuesit e drogës sipas informacionit të marrë më parë. Grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se në dy çantat ndodheshin gjithsej 23 pako , të mbështjella me letër natriban transparent dhe me ngjyrë , ku pesha e tyre varionte nga 2.1 deri në 2.5 kg një pako, gjithsej rreth 50 kilogramë mariuanë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu policia ka identifikuar edhe shitësit e drogës, por për arsye hetimi nuk ka beret e ditur identitetin e tyre.