Kryegjyqtarja Konferenca gjyqesore me 15 nentor
Mungesa e ligjit per konferencen gjyqesore nuk i ka penguar gjyqtaret e Republikes se Shqiperise per tu mbledhur dhe per te diskutuar menyren e perfaqesimit te tyre ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Ne ambientet e Gjykates se Larte gjyqtaret kane miratuar edhe rregulloren per mbledhjen e Konferences Gjyqesore ndersa kane vendosur se konferenca do te mblidhet me 15 nentor te ketij viti. E pranishme ne kete takim ka qene edhe kryegjyqtarja Shpresa Becaj e cila tha se ligjvenesi nuk i ka miratuar ende normat ligjore per Konferencen Gjyqesore Kombetare ndersa pushteti ekzekutiv nuk e ka cuar ende nje projekt ne Kuvendin e Shqiperise. Per pasoje ka nje ngerc te krijuar ne zgjedhjen e anetareve te KLD-se pas perfundimit te mandateve ekzistuese. Eumlshte paradoksale te mendosh qe ne si trupe gjyqesore punen tone te perditshme e bazojme ne akte te shumta ligjore dhe nga ana tjeter jemi te vonuar ne hartimin e nje dokumenti qe vendos disa rregulla baze ku ne te mbeshtesim funksionimin tone te brendshem. Eumlshte e vertete qe nuk mund te miratojme legjislacion te mirefillte ne respekt te ndarjes se pushteteve por nga ana tjeter nuk ka asnje pengese ligjore qe ne te hartojme dhe miratojme rregulla te brendshme te cilat kane efekt vetem per anetaret e kesaj mbledhje. Nuk flasim per rregulla qe krijojne apo shuajne te drejta flasim per akte te brendshme rregulluese te cilat i ka cdo entitet i pavarur qofte ai edhe nje shoqate apo ndermarrje tha Becaj.