E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindja e castit burri ekzekuton gruan dhe me pas veten

Gjenden te pajete ne dhomen e gjymit Panajot dhe Merita Proshka

Ka mjaftuar nje grindje familjare qe nje burre te vrase gruan dhe me pas veten. Me e rende ka qene situata per djalin e vogel te familjes i cili ka hapur i pari deren e dhomes se gjumit te prinderve dhe i ka gjetur ata te pajete. Policia tha se ai ndodhet tashme nen kujdesin e psikologeve.

Ngjarja e rende ndodhi dje rreth ores 19.30 ne nje pallat pesekatesh fare prane Gardes se Republikes. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe ka identifikuar se viktimat jane Panajot dhe Merita Proshka perkatesisht 50 dhe 48 vjec. Kane qene banoret e pallatit ata qe kane degjuar te paret krismat e armes dhe me nje telefonate ne sallen operative kane orientuar uniformat blu drejt vendit te ngjarjes. Sapo kane mberritur ne katin e katert te pallatit ne dhomen e gjumit ekspertet kane pare trupat e pajete te bashkeshorteve Proshka.

Ndersa gruaja e ndjera Merita qendronte e shtrire ne dysheme fare prane saj ndodhej edhe i shoqi. Menjehere ekspertet dyshuan per nje krim brenda familjes dhe arriten ne perfundimin se 50-vjecari kishte ekzekutuar ne fillim bashkeshorten dhe me pas veten. Dyshohet se cifti kishte debatuar fillimisht per motive qe po hetohen nga policia. Ne doren e djathte te 50-vjecarit i eshte gjetur edhe arma e krimit te dyfishte nje pistolete TT. Policia ka marre ne pyetje familjaret per te dhene deklarimet e tyre ne lidhje me marredheniet e ciftit Proshka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›