E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau motren me te dashurin me 1994 vjen me pranga nga SHBA-ja

Ekstradimi Leke Suka u shpall ne kerkim ne vitin 2002 pas denimit me 16 vjet burg per vrasje te dyfishte

Nje 41-vjecar ka ardhur me pranga nga SHBA-ja ne Shqiperi per te kryer denimin per vrasjen e motres dhe bashkejetuesit te saj. Vrasesi kishte mundur ti fshihej per vite te tera drejtesise shqiptare e cila e kishte denuar me 16 vjet burg per krimin e rende. Burime policore thane se Leke Suka eshte denuar per nje vrasje te dyfishte ndodhur me 13 shkurt te vitit 1994 ne fshatin Boric i Vogel te Malesise se Madhe.

Sipas dosjes se gjykimit Leke Suka se bashku me vellain Pellumbin kane qelluar me arme zjarri motren e tyre Gjelina Lulashin dhe personin me te cilin ajo bashkejetonte Gjon Micin. Ne ate kohe cifti po kthehej nga nje vizite te nje i njohur i tyre kur dy vellezerit u kane dale ne prite ne nje rruge te fshatit dhe i kane qelluar per vdekje.

Gjon Mici i cili ishte i martuar dhe me tre femije kishte disa muaj qe bashkejetonte me motren e autoreve te krimit viktimen Gjelina Lulashi se ciles i kishte premtuar martese pasi te divorcohej nga bashkeshortja e tij. Ky fakt nuk eshte pranuar nga te dyja familjet dhe cdo tentative e tyre per tu pajtuar kishte deshtuar.

Megjithese behej fjale per nje krim te hapur organet e drejtesise nuk kishin dhene asnje denim per tete vjet me radhe derisa dosja u rihetua dhe u dergua ne gjykate. Me 18 korrik 2002 Gjykata e Shkodres shpalli fajtor Leke Suken per vepren penale te vrasjes me dashje ne bashkepunim dhe e denoi ate me 16 vjet heqje lirie.

Pas ketij vendimi Suka u shpall ne kerkim nderkombetar dhe bashkepunimi i Interpol Tiranes me Interpol Uashington beri te mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij me qellim ekstradimi drejt Shqiperise.

Dje ne oren 11.30 minuta Leke Sukaj iu dorezua autoriteteve shqiptare ne Aeroportin e Rinasit ku erdhi i shoqeruar nga nje oficer i Interpol Uashingtonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›