E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibia e te pandehurve Germuam per te futur ne mur kasaforten

Mohojne akuzen per grabitjen e bankes dy te arrestuarit e operacionit Urith

Edhe pse kane mohuar kategorikisht se po planifikonin grabitjen e bankes nepermjet nje tuneli te germuar pak nga pak togat e zeza nuk kane ngurruar ti lene ne burg pa afat dy te arrestuarit e Urithit. Tahir Beleku dhe Taulant Troplini u paraqiten dje per mase sigurie ne Gjykaten e Tiranes dhe gjyqtaret vendosen qe pavaresisht pretendimeve te tyre ti lene ne qeli deri ne perfundimin e hetimeve. Ne seance u degjuan deshmite e dy te arrestuarve qe dyshohet se germuan nje tunel nentokesor nga dyshemeja e lokalit te marre me qira ne drejtim te arkivit te bankes Intesa San Paolo.

Tahir Belegu u paraqit perpara togave te zeza si ndertues dhe pa ngurruar deklaroi se nuk e pranonte akuzen e ngritur ndaj tij per tentative grabitjeje. Ne pergjigje te pyetjes se cfare po benin ne ambientin e marre me qira Belegu tha Isha duke bere nje kasaforte ne mur per te ruajtur parate. Do ndertoja pallat ne Durres ishin disa nga fjalet e Belegut para togave te zeza pasi u pyet per germimin e tunelit.

Ne te njejten linje ishte edhe avokati i te akuzuarit tjeter Taulant Troplinit i cili e prezantoi klientin si person me crregullime mendore dhe se sipas tij kishte raport mjekesor per kete qe ne vitin 2003. Keto deklarime nuk e kane bindur gjykaten qe tu jepte lirine dy te akuzuarve per grabitje.

Tri dite me pare u arrestuan nga policia 2 persona teksa u akuzuan se tentuan te grabisnin nepermjet nje tuneli banken Intesa San Paolo e cila ndodhet ne katin e pare te pallateve 9-kateshe ne qender te Tiranes.

Policia tha se gjithcka ishte planifikuar kete muaj. Dy personat e arrestuar Tahir Beleku dhe Taulant Troplini te dy me precedente te meparshem penale ne bashkepunim me persona te tjere mendohet se jane anetaret e grupit. Troplini sipas policise mendohet te jete edhe truri i ketij grupi i cili duke bashkepunuar me te tjeret qe ende nuk jane arrestuar ku sipas te dhenave nje prej tyre ka udhetuar jashte shtetit dje kane bere skicen e kesaj grabitje. Fillimisht ata kane marre me qira nje ambient jo shume te madh pas bankes Intesa San Paolo qe ndodhet te Rruga e Barrikadave. Ambienti i cili nuk eshte perdorur per asgje eshte marre me qira kater muaj me pare. Kjo ka sjelle dyshimet e para duke vene ne vezhgim te arrestuarit. Pas marrjes me qira grupi ka fokusuar banken ku mendohet dhe po verifikohet se kane hapur numra llogarish me qellim per te studiuar terrenin. Pasi kane studiuar terrenin ata kane pergatitur planin e grabitjes. Per kete kane menduar te hapin tunel nga ambienti i tyre i marre me qira deri tek arkiva e bankes qe ndodhet ne bodrumin e pallatit.

Beleku dhe Troplini kishin kohe qe punonin per hapjen e tunelit por qe jane zbuluar ne momentin e fundit nga policia. Per ekzekutimin e nderhyrjes dhe arrestimin u angazhuan edhe forcat RENEA.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›