Gjykata, denon superhajdutin Cungu
Gjykata e Tiranes ka denuar me 6 vjet burg babain e superhajdutit ne kryeqytet, Petrit Cungu. Ndersa per Markelianin, gjykata ka vendosur qe ai duhet te ndjeke shkollen e riedukimit. 35-vjecari Cungu u vu ne pranga me 5 tetor te vitit te kaluar, pasi akuzohej per vjedhjen e nje automjeti tip "Golf", ngjyre blu, pa targa, ne pronesi te nje shtetasi. Petrit Cungu mendohet te jete "udherrefyesi" i te miturit duke e mesuar ate te vjedhe. Markeliani vetem 11 vjec akuzohet nga prokuroria si autori i te pakten 300 vjedhjeve te ndodhura ne keto dy vitet e fundit. Te gjitha te hollat, te cilat 11-vjecari i siguronte nga aktiviteti i tij, dyshohet se ia jepte te atit. Por ky fakt u vertetua nga policia ne momentin qe Petrit Cungu, kishte shkuar per te marre nje automjet te vjedhur ne lavazh dhe pretendonte se ishte e te birit te tij.