E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi nje vile nje vit me pare pranga 23-vjecarit

Tirane Krahasimi i gjurmeve identifikoi autorin e dyshuar

Nje 23-vjecar vodhi nje vile nje vit me pare dhe mendoi se nuk do te arrestohej por ka rene ne pranga mbremjen e kaluar. I riu kishte mundur tu shpetonte akuzave per kete ngjarje per arsyen e thjeshte se nuk ishin krahasuar shenjat e gishtave te gjetura pas ekzaminimit te vendngjarjes me ato te ngjarjeve te tjera.

23-vjecari shpresonte dhe mendonte se nuk do te arrestohej duke menduar se perderisa nuk arrestohen politikanet qe vjedhin miliona leke pse te me arrestojne mua. Por pikerisht dje ne mbremje ai ka marre mesimin e duhur qe duhet ta kete sjelle edhe ne vete se politikanet jane te paprekshem dhe njerezit e thjeshte si ai fare lehte mund te perfundojne ne qelite e ftohta te paraburgimit.

I riu akuzohej per nje ngjarje te ndodhur nje vit me pare ne rrugen Artan Lenja ne Tirane. Nuk ka qene e lehte zbulimi i autorit te dyshuar pasi gjurmet qe ai kishte lene ishin te pakta por krahasimi i shenjave te gishtave te gjetura ne vendngjarje me ato te vjedhjeve te tjera coi ne identifikimin e autorit te ngjarjes. Policia tha zyrtarisht se pas hetimeve te kryera doli se autori dyshohet te jete shtetasi Klaudio Astrit Meta 23 vjec lindur dhe banues ne Rreshen i cili aktualisht ndodhet i arrestuar nga Komisariati i Policise Nr.2 per vjedhje banesash dhe lokalesh dhe do te vuaje denimin ne paraburgimin Jordan Misja nr. 313 ne Tirane.

Materialet shtese do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per veprime dhe hetime te metejshme per te bashkelidhur te gjitha procedimet e kryera ndaj 23-vjecarit nga Rresheni Klaudio Meta.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›