E Shtunë, 31 Tetor 2026

I akuzuari i Bandes se Mirdites padit prokurorin



TIRANE - Seanca e djeshme eshte kthyer ne nje perplasje te forte mes Nikolin Syziut dhe prokurorit te dosjes se bandes se Mirdites. Avokati i Syziut ka depozituar ne prokurori me daten 30 gusht nje padi per perfaqesuesin e organit te akuzes Anton Martini. Sipas padise e cila i eshte adresuar edhe kryeprokurores Ina Rama dhe Presidentit te Republikes zotit Bamir Topi ne cilesine e kreut te KLD-se prokurori Martini ka marre deshmine e njerit prej anetareve te grupit Ludovik Martini duke manipuluar me rrethanat dhe daten e pyetjes. Perfaqesuesit e Nikoll Syziut kane paraqitur prova se prokurori nuk ka qene ne diten e pretenduar ne burg per te marre ne pyetje Ludovik Syziun. Bashkengjitur padise ndodhet edhe shkresa e Drejtorise se Burgjeve te Shenkollit me nr. prot. 5535 date 9.08.2010 dhe nje shkrese tjeter sipas te cilave nga verifikimi i regjistrave te shkresave dhe urdhrave qe mbahen shenime perkatese per levizjen dhe transferimin e nje te denuari shtetasi Ludovik Ndoj Syziu nuk eshte marre ne pyetje nga prokurori Martini apo nuk ka levizur jashte institucionit per periudhen qe flitet se eshte marre deshmia. Pala mbrojtese sqaron se prova qe paraqet Martini nuk ka baza. Sipas deshmise qe pretendon akuza ti kete marre Ludovik Ndojt Nikoll Syziu eshte bashkepunetor ne vrasjen e policeve ne qytetin e Rreshenit para disa vitesh. Kjo eshte e vetmja prove e paraqitur deri tani qe implikon te ashtuquajturin si kreu i grupit te Mirdites. Por padia e bere nga pala mbrojtese rrezon gurin e fundit te organit te akuzes. Kjo e ka bere qe te reagoje prokurori Martini i cili sipas burimeve jozyrtare u eshte kunderpergjigjur me padi ku ka bere kallezim jo vetem per Nikoll Syziun por edhe per perfaqesuesin e Drejtorise se Burgjeve te Shen Kollit ne Lezhe Shkelqim Kalemi. Seanca qe parashikohej per tu zhvilluar dje ne Prokurorine e Krimeve te Renda eshte shtyre per shkak te padive qe kane depozituar palet kunder njera-tjetres.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›