Pasuria shqiptare: Një vend për t’u vizituar në 2011
Duke iu referuar disa ekspertëve të huaj, Shqipëria do të jetë tregu i pasurive për t’u vizituar në 2011. Referuar agjencisë ‘Foreing Property”, ajo citon se pavarësisht që Shqipëria është fqinj i ngushtë i Greqisë, ajo nuk është infektuar nga kriza e saj, por ka patur një rritje ekonomike prej 5%, më të lartë nga ç’kishte parashikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ravin Maharajah, ekspert në zhvillimin e pasurive shprehet se, “Shqipëria në gjykimin tim po rritet në investime dhe potencialet e stilit të jetës. Ajo ka të gjitha mundësitë reale për të rritur ekonominë. Këtë e premton mbi të gjitha sektori i turizmit. Prandaj Shqipëria është vendi i cili duhet vizituar patjetër në 2011”
Artikulli citon se Shqipëria ka diçka për gjithkënd. Në shkrim përshkruhet vija bregdetare dhe sa lehtë është të fluturosh për në vendin e shqiponjave.
Duke iu referuar artikullit “ Për ata që duan të investojnë në Shqipëri, sidomos në fushën imobiliare në 2011, ekspertët parashikojnë një treg brilant për 2011me taksa të ulta“