Sequi: Po shohim frymë konstruktive në Shqipëri, ndihmon në ecjen përpara drejt BE
TIRANE - Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi vlerëson frymën konstruktive mes partive politike në vend, duke theksuar se kultura e kompromisit do të ndihmojë Shqipërinë që të ecë përpara në drejtim të BE-së.
Gjatë fjalës së tij në një ceremoni të organizuar me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në BE, ambasadori Sequi tha se Kroacia është një shembull për të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.
Ambasadori Sequi theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor do të jetë në Bashkimin Evropian, duke shtuar se anëtarësimi i Kroacisë tregon përkushtimin për këtë.
“Në vitin 2003, në samitin e Selanikut u bë tepër e qartë dhe u tha se e ardhmja e Ballkanit do të jetë në BE, dhe sot në vitin 2013 ne kemi kënaqësinë që Kroacia të bëhet pjesë e BE-së. Perspektiva e këtij anëtarësimi në BE është shumë e rëndësishme për të gjitha vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të BE-së. Anëtarësimi i Kroacisë është një shembull për vendet e tjera të rajonit, duke përfshirë Shqipërinë. Mendoj se fryma konstruktive që kemi parë këto kohë janë vërtet kuptimplota. Shoh që ka shenja që mentaliteti politik po lëviz nga kultura e konfrontimit drejt kompromisit. Kjo është shumë e rëndësishme dhe në fakt mund të ndihmojë Shqipërinë që të ecë përpara drejt BE-së”- deklaroi ambasadori Sequi.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kroacia 'zgjohet' në BE, Fyle mesazh Ballkanit: Dyert hapur, progresi varet nga ju