E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi: Do të jemi organizata më e madhe politike në mbrojtje të gruas

19-11-2011 / Gazeta 55

LDGSH, zgjedh strukturat e reja drejtuese në Fier


Lidhja Demokratike e Gruas në Fier zgjodhi dje në krye të saj mjeken e këtij qyteti, Mira Caushi. LDGSh mbajti Kuvendin e degës në Fier në vijim të procesit të zgjedhjeve në të gjitha strukturat e kësaj organizate. Kryetarja e LDGSH-së, deputeja Albana Vokshi deklaroi gjatë punimeve të Kuvendit se ky forum  dita –ditës po shndërrohet në organizatën më të madhe politike në vend në mbrojtje të gruas nga diskriminimi gjinor. Deputetja Vokshi theksoi se nën vëmendjen e Kryeministrit Berisha, institucionet qeveritare po zbatojnë me korrektesë ligjin për Barazinë Gjinore për përfaqësimin e gruas në nivele vendimmarrëse dhe mbështetjen e nismave të tyre edhe për sipërmarrje private. Vokshi vlerësoi gjithashtu se LDGSH, si organizatë partnere, politike e Partisë Demokratike po shton kontaktet me organizatat simotra në Evropë për të përftuar praktikat më të mira në zbatimin e politikave gjinore në Shqipëri. Punimet e Kuvendit të LDG-së, u ndoqën nga afër nga deputetja e Qarkut Fier, Mesila Doda dhe Kryetari i Partisë Demokratike dega, Fier Ferdinand Murati, të cilët vlerësuan përfaqësimin e  LDG në të gjitha proceset elektorale duke theksuar se angazhimi i saj ka ndikuar dukshëm në rritjen e rezultatit të Partisë Demokratike në Qarkun Fier. Kuvendi votoi edhe për forumet drejtuese, ku kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas, Fier u zgjodh  Mira Çaushaj, me profesion mjeke. Në takim u vlerësua kontributi i grave demokrate të Fierit në të gjitha situatat që ka kaluar kjo forcë politike. Në konferencë merrnin pjesë rreth 140 anëtare, 77 prej të cilave me të drejtë vote.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›