E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Rama dërgon si emisarë Ballën, Veliajn e Fiqiri Xibrin për bllokimin e rrugëve në New York

19-11-2011 / Gazeta 55

Përvoja e gjysmës së parë të muajit maj 2010, që korrespondon me bllokimin e pjesës së bulevardit para Kryeministrisë, në një mender të themi grevë urie, ku grevistët e përzgjedhur socialistë palloheshin me qofte zgare dhe aromë shurrë..., ka zbritur në New York. Pasi kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Majkëll Blumberg, kërkoi ndihmën dhe inkurajoi ndërhyrjen e policisë për të mos lejuar protestuesit e lëvizjes “Të pushtojmë Uoll Stritin” që të kthehen në parkun Zuccotti, bashkë edhe me tendat dhe dyshekët portativë, i çarturi Edi Rama, partizan i lëvizjeve të tipi çartiste, kë dërguar në New York, një dërgatë qyqesh dështake, të kryesuar nga Fiqir Xibri, ish-sindikalist i konvertuar në asamblist të PS-së, në përbërje të së cilës (dërgatës), bëjnë pjesë edhe Taulant Balla dhe Erion Veliajn. Qëllimi i dërgimit të kësaj “treshe pa lidhje”, lidhet me përçimin e Edi Ramës deri edhe në New York, të përvojës së të palluarit me qofte e shurrë, sipas një standardi të pretenduar të një mender greve urie, ku të ngujuarit ngopeshin për çdo ditë-natë, me qofte e aromë shurre.
Kush më mirë se Fiqir Xibri, Taulant Balla e Erion Veliaj, do ta bënin këtë eksport të kësaj përvoje, deri në New York. Vetë përzgjedhja e tyre në këtë dërgatë, ku më i rëndësishmi është Fiqri Xibri, e shndërron këtë tentativë të Edi Ramës, për nxitjen e bllokimit të rrugëve edhe në New York, në një tentativë qesharake solidariteti..., në emër të internacionalizmit proletar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›