E Diel, 1 Nëntor 2026

Vokshi: Hetim pasurise sime, por hetim dhe per Edi Ramen

Pas akuzave te PS dhe deputetit te saj Besnik Baraj ka ardhur reagimi i deputetes se PD, Albana Vokshi dhe motres se saj punonjese e Ministrise se Ekonomise, Mimoza Vokshi. Ne nje deklarate te bere dje per media, Vokshi deklaron se eshte e hapur qe ndaj pasurise se saj te behen hetime dhe te verifikohen te gjitha pretendimet e ngritura nga opozita. Ajo u shpreh se hetimi mund te behet dhe nga Kuvendit, duke nenkuptuar ngritjen e nje komisioni parlamentar. Ajo thekson se eshte e gatshme t'i nenshtrohet cdo hetimi parlamentar dhe jo parlamentar lidhur me deklarimin e pasurise dhe te konfliktit te interesit. Gjithashtu ajo shton se me fillimin e sesionit parlamentar do te kerkoje nisjen e hetimit parlamentar per Edi Ramen lidhur me:
"1-Fshehjen e pasurise, deklarimin e vetem 3000 Euro pasuri nderkohe qe ka betonizuar gjithe Tiranen dhe ka dhene lejet e ndertimit ne favor te vetem dy firmave te ndertimit.
2- Konfliktin e interesit per dhenien e lejeve te ndertimit nga Kryetari i Bashkise se Tiranes dhe njekohesisht kryetar i PS-se vartesve te tij politike qe sot jane deputete.
3-Perdorimin e droges dhe pasojat qe ajo ka sjelle ne veprimtarine e tij.
4-Dhunen sistematike te ushtruar ndaj grave dhe marredheniet me te birin", u shpreh Vokshi. Sipas deputetes se PD, lideri socialist, Rama duhet te heqe dore prej ketyre sulmeve e shpifjeve banale te deshperuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›