Kryeministri: Shpetimi i Bregdetit nga kthetrat e mafies, arritje e qeverise
Plane rregulluese dhe zbatim i ashper i ligjeve, per te shpetuar tokat nga kthetrat e mafies. Reforma e pronesise dhe rregullimi i problemeve jo te pakta me te, eshte ne axhenden e qeverise. Kryeministri Sali Berisha, pohoi dje se qeveria e tij po perpiqet ne menyre te vazhdueshme per te zgjidhur problemet e pronesise ne perputhje me ligjet ne fuqi, duke pranuar faktin se jo pak toka ne zona turistike po pushtohen padrejtesisht. "Nje nga arritjet me te medha te qeverise sime ne zonen e Bregdetit, eshte se gradualisht po e shpeton ate nga kthetrat e mafies. Kryetari i bashkise se Himares, bashkise se Orikumit, Ksamilit, Sarandes, kryetari i komunes se Lukoves, jane keta qe do te bejne planet rregulluese, ne perputhje me masterplanin e mrekullueshem", tha Berisha. Sipas kryeministrit, mund te dalesh mbi koder dhe te shikosh se si Himares i kane lidhur syte, ia kane zene pamjen, dy kullat e partise. "Se cfare behet me njerezit mbrapa tyre, kete e di ai qe u vendosi kullat para. Keto nuk do te ndodhin me. Pa diskutim, ka nje problematike toke, per te cilen qeveria vendore ka bere propozimet e veta dhe qe ka te beje edhe me ceshtje te lidhura me ligjin, por te lidhura edhe me Kodin Civil", premtoi Berisha. Kreu i qeverise tha se problematika e tokave, kryesisht ne zonat turistike, eshte me komplekse per shume faktore, por nje gje sipas tij eshte e sigurt, se qeveria po perpiqet dhe do perpiqet qe ta zgjidhe kete problematike. "Ekzekutivi eshte mundesi per te zgjidhur, ne perputhje me ligjet. Para se te vija ketu, inaugurova rrugen per ne Livadhe dhe nje zonje me dorezoi nje dosje, sepse ne tokat e saj 'te pushtuara', tek Uji i Ftohte, po ndertojne. Problemet qendrojne, por edhe qeveria qendron per zgjidhjen e tyre. Fatmiresisht, me planet rregulluese eshte krijuar nje mundesi e madhe per t'u frenuar