Vokshi, Rames: Ne je burre, perballemi ne debat televiziv
Deputetja e Partise Demokratike Albana Vokshi ka ftuar dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama ne nje perballe televizive ne lidhje me akuzat qe jane ngritur ndaj saj nga opozita. Ne nje deklarate per mediat, deputetja Vokshi u shpreh se eshte e gatshme te paraqes te gjitha faktet qe vertetojne te kunderten e deklaratave te Partise Socialiste. "Zoti 20 %, nese je burre e te ka mbetur qofte edhe nje fije burrerie, nxirre Lepurin nga barku dhe hajde perballemi ne secilen studio televizive qe mund ta zgjedhesh ti", eshte shprehur dje deputetja Vokshi. Duke u pergjigjur ndaj akuzave te PS-se per fshehje te pasurise, Vokshi u shpreh se, nese quhet shkelje mosdeklarimi i pasurise nga ana e saj, atehere edhe kryetari i Bashkise se Tiranes ka shkelur ligjit prej mese 12 vitesh, duke mos deklaruar te ardhurat e partnereve te tij. "Nese thoni qe une genjej se nuk ka vakum ligjor ne procesin e deklarimit te pasurise, pse ti Edvin Kristaq Rama ke fshehur per 12 vjet me radhe pasurine qe ti vete e ke vene ne emer, te jo nje, por te disa partnereve qe tashme njihen nga te gjithe", tha Vokshi. Deputetja e PD-se u ndal dhe ne dokumentin e publikuar dy dite me pare, ku pasqyrohej shuma prej 100 milione eurosh qe kerkohej nga nje person i afert me kryebashkiakun Rama, per t'i dhene firmes ndertuese lejen e ndertimit te objektit. Vokshi tha se ky eshte vetem nje nga dokumentet e shumta qe faktojne abuzimet e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Deputetja e PD-se e cilesoi kryetarin e Bashkise se Tiranes, si nje prej gjobevenesve me te medhenj ne Europe, ne saj te metodave qe perdor per ndertimet ne Tirane. "E kam theksuar qe dokumenti i djeshem (pardjeshem) eshte vetem nje prej dokumenteve te shumte qe vertetojne se je gjobevenesi me i madh, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Europe", u shpreh ajo. Vokshi tha se vetem per projektin e zones te liqeni, "i ashtuquajturi projekti "Tirana Rock", gjoba shkon mbi 100 milione euro". Vokshi ka ftuar kreun e PS-se qe te perballet vete me akuzat qe i jane bere ne publik edhe nga perfaqesues te tjere. Ajo tha se ai nuk duhet te fshihet pas deklaratave te deputeteve te PS-se. Ndersa ka shtuar se ka fakte dhe prova te reja per korrupsionin dhe pasurine e kryetarit te PS-se, njeherazi dhe te Bashkise se Tiranes, Edi Rama. "Z. Rama, mos u fshih pas cakejve fatkeq. Une, jam e gatshme qe me dokumente dhe fakte konkrete te vertetoj gjobat e vena dhe pasurine tende marramendese, te vene ne menyre te paligjshme ne 12 vitet e tua ne pushtet, te marre nepermjet seksereve te tu, te vene ne emer te partnereve dhe partnereve te tu", tha Vokshi.
REAGIMI
"Zoti Rama, denoncimit me dokumente dhe fakte konkrete, ju u pergjigjet nepermjet cakejve, te cilet perdoren nje gjuhe qe eshte e denje vetem per ju. Zoti Rama, shpifjet dhe trillimet nuk tregojne gje tjeter vecse fytyren tende te vertete prej bllokmeni. Shpifjet dhe trillimet nuk tregojne gje tjeter vecse kulturen qe ke marre, me te cilen je mbrujtur, e qe me asgje ti nuk e mbulon dot", u shpreh Vokshi.
Akuza
Deputetja Albana Vokshi, dy dite me pare paraqiti dokumente ku implikohej kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama ne nje afere korruptive. "Kam ketu dokumentin, ku kompania "Vizion Construction", eshte detyruar te fuse aksioner me 20 % mikun e Edvin Rames, Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri, ne kembim te dhenies se lejes se ndertimit kesaj kompanie. Dhe ky 20 % vlen jo me pak se 100 milione euro", tha Vokshi.