E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, sulmohet autobusi me haxhilerë turq

Të paktën dy persona, njëri prej të cilëve shoferi i autobusit, janë plagosur gjatë sulmit afër Homsit, raporton “Zaman”.

Pasagjerët e autobusit po ktheheshin nga Haxhi – pelegrinazhi i përvitshëm i myslimanëve në Meke, në Arabinë Saudite.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme konfirmoi raportet për sulmin gjatë një prononcimi për agjencinë e lajmeve “AFP” dhe u kërkoi qytetarëve turq të mos e vizitojnë Sirinë.

Tensionet mes Sirisë dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm pasi Ankaraja zyrtare është bërë shumë kritike ndaj regjimit të Asadit, lidhur me shtypjen e protestave./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-21 11:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›