Vokshi po bëhet e pasur nga kolegët!

Pas dënimit të deputetit Sajmir Tahiri, një tjetër deputet i Partisë Socialiste, Artan Gaçi është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje ndaj deputetes së mazhorancës.
Trupi gjykues ka vendosur që deputeti Gaçi të dëmshpërblejë deputeten demokrate me 2 milionë lekë të reja për shpifje ndaj saj. Lumi i akuzave për favorizime nga ana e qeverisë për bashkëshortin e Vokshit, Arjan Tartari, u bënë gjatë vitit të shkuar nga disa deputetë socialistë, por deputetja demokrate vijoi betejën e saj ligjore ndaj këtyre akuzave, duke i fituar kështu të drejtën në dyert e drejtësisë.
“Bashkëshortit të ish-këshilltares së kryeministrit i janë kaluar kontrata për blerje nafte nga nëntoka shqiptare për 25 vjet. Rezervat e naftës në zonën ku punon kompania e Albana Vokshit kapin një vlerë tregu prej 4 miliard dollarë, sipas një llogaritje të vetë kompanisë. Kompania e Vokshit dhe Tartarit nxjerr miliona dollarë, ndërsa taksat që paguan kjo kompani në arkën e shtetit janë qesharake nga 2-6 për qind”, pat deklaruar Gaçi në muajin shtator të vitit të shkuar. /S.Ll/Start/
2011-10-25 16:59