E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat, në lupën e Interpolit: 20 falsifikime

Interpol, organizata ndërkombëtare e policisë kriminale me qendër në Lion, pohoi se pasaportat e gjithë tifozëve që do të ndjekin Kampionatin Europian do të kontrollohen, deri sa të verifikohen nëse ato bëjnë pjesë në fondin botëror të dokumentave të udhëtimit të vjedhura apo të humbura. Kontrolli në Austri e Zvicër është në fuqi prej dy vjetësh. "Deri tani janë bërë 15 mijë verifikime të përdtishme, ku kanë rezultuar 20 tentativa për të hyrë në dy vendet me letra të falsifikuara", - deklaroi një zëdhënës i Interpolit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›