Balak: “Janë dhjetë ekipe favorite”

Mikael Balak, kapiteni dhe udhëheqesi i lojës së Gjermanisë, pohoi se ka një numër të madh ekipesh që aspirojnë titullin kampion. Lojtari i Celsit thotë: "Në kampionat nuk ka asnjë ekip pa ambicie për ta fituar atë. Të gjithë duan të njëjtën fjë. Le të themi që janë 10 apo 12 ekipe që mund të kurorëzohen kampionë dhe që Gjermania është një prej tyre".
Gjermania do ta nisë turneun me ndeshjen kundër Polonisë. Balak është i bindur se ekipit të tij i duhet vetëm fitorja. "Të fitojmë të dielën është shumë e rëndësishme, pas do të na lejojë të krijojmë një dinamikë, por sic ndodh rëndom ndeshjet e para nuk mund të kalojnë ashtu sic shpresohet. Nga an tjetër, Gjermania kurrë nuk ka humbur me Poloninë dhe dëshiroj që kjo të vazhdojë". Në 15 përballje që nga viti 1933, Gjermania ka fituar 11 herë, ndërkohë që me fqinjët e saj janë ndarë katër herë në barazim.