E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia Sulmi ndaj familje Kajmaku nuk eshte per arsye politike

Djegia e biznesit… makinave… dhe sulmi me arme në shtëpinë e Shefqet Kajmakut, babait te kryetarit te PS se Fushe Prezes, nuk janë për arsye poltike thote policia. Deklaratat e të dëmtuarit Kajmaku dhe familjareve të tij gjate kohes kur jane marre ne pyetje ne policia zbulojnë nje konflikt te para 10 diteve me djalin e tezes. Sipas policisë ky konflikt ka nisur per arsye banale dhe ka kaluar me tej ne fyerje dhe akuza te ndërsjellat mes familjes kajmaku dhe Ramazan Halili njëherazi edhe djali I tezes. Kjo deklarate e policise hedh poshte edhe versionin e Kajmakut sipas te cilit ai po sulmohet per shkaqe politike. Megjithate pistat e tjera te hetimit mbeten te hapura sipas uniformave blu. 
Shefqet Kajmaku denoncoi ne polici djegien e biznesit e tij dhe dy makina. Pak dite me pas persona te panjohur qëlluan me kallashnikov shtëpinë dhe dogjën një pjese te portës hyrëse te banesës. Për këto ngjarje, policia ka shpall në kërkim Ramazan Halilin, mbi të cilin rëndojnë dyshimet e kryerjes së veprave penale të “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentative; “Shkatërrim të pronës me zjarr“ dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake“.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›