E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Disiplines FSHF-ja masa ndeshkuese ndaj kurbinasve

Federata Shqiptare e Futbollit ka denuar aktet e dhunes nga ana e ekipit te futbollit te Lacit ne ndeshjen mes Kastriotit dhe Lacit ku vendasit rrahen arbitrin nderkombetar Lorenc Jemini

Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit denoi dje ashper skuadren e Lacit te ciles iu hoqen gjashte pike dhe i pezullohet fusha deri ne fund te sezonit pas rrahjes te gjyqtarit ne perballjen e se henes ndaj Kastriotit.

Ndeshkimi maksimal

Megjithate FSHF-ja nuk ka perdorur ndeshkimin maksimal te ofruar nga kodi sportiv i cili parashikonte deri ne perjashtimin e skuadres nga kampionati i Superliges dhe si rrjedhoje renien e tij ne nje kategori me poshte ne sezonin e ardhshem. Ne baze te ketij vendimi kurbinasit duhet te zhvillojne te gjitha ndeshjet e mbetura brenda ketij sezoni ne fushe asnjanese dhe pa tifoze ndersa bien ne renditje nga vendi i gjashte ne te 11-in ne kuoten e dhjete pikeve.

24 muaj pezullim per presidentin

Gjithashtu Komisioni i Disiplines vendosi per ndeshkimin e presidentit Pashk Laska dhe zyrtareve te klubit Ardian Laska dhe Kastriot Rama me 24 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike dhe 500 mije leke gjobe. Vendimi ndaj tyre parashikohet nga nenet 49. 1/b dhe 49.3 te kodit sportiv pjese e kapitullit te dhunes ndaj zyrtareve te ndeshjes. Ndeshkohet per te njejtin argument me 12 muaj pezullim dhe 500 mije leke gjobe edhe futbollisti Florian Laska.

Ngjarja

Gjyqtari nderkombetar i FIFA-s Lorenc Jemini u dhunua ne fushen e lojes nga tifozet dhe drejtues te klubit te henen ne perfundimin e ndeshjes Laci - Kastrioti 1-1.

Pasojat

Jemini mund te denohet prej FIFA-s

I dhunuar dhe i denuar. Dhuna ne fund te ndeshjes Laci - Kastrioti mund te kthehet ne bumerang per gjyqtarin e FIFA-s Lorenc Jemini. Burime prane prokurorise se Lacit pohuan dje se gjyqtari i Fifa-s Jemini nuk ka pranuar deri tani te deshmoje per dhunen e ushtruar ndaj tij ne kete sfide. Pervec kesaj gjyqtari Jemini nuk eshte paraqitur edhe prane Mjekesise Ligjore per te konstatuar demtimet e pesuara nga dhuna ne stadium. Sipas nenit 307 te Kodit Penal refuzimi per te deshmuar denohet me gjobe deri ne 1 vit heqje lirie. Mesohet se paraditen e se merkures prokuroret e Lacit kane shkuar ne zyrat e FSHF-se ku dhe kane marre te gjithe dokumentacionin e ndeshjes Laci - Kastrioti mes te cilave dhe raportin e gjyqtareve per kete sfide. Nderkohe Prokuroria e Lacit ka leshuar urdher-arrest edhe per gjashte persona te tjere pervec dy te arrestuarve te cilet jane Ardian Laska zevendestrajneri i ekipit te Lacit dhe Dod Laska vellai i presidentit te Lacit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›