Volfart: Partitë politike të zgjidhin krizën në rrugë institucionale
06/01/2011 Ambasadori i OSBE-së takohet me Kryetaren e Kuvendit
Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, u kërkoi dje forcave politike në Shqipëri të bashkëpunojnë ndërmjet tyre për zgjidhjen e ngërçit politik. Ai komentoi dhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, ku situata politike ngelet akoma e bllokuar nga ana e opozitës, e cila së fundi ka paralajmëruar se do t’u kthehet sërish protestave. “Duhet frymë bashkëpunimi dhe kompromisi mes palëve dhe Kuvendi është vendi i duhur ku mazhoranca dhe opozita takohen për të marrë vendimet e duhura”, - tha ambasadori Volfart. Duke vlerësuar punimet Kuvendit për sa u përket debateve dhe seancave të zhvilluara kohët e fundit në Parlament, Valfart u shpreh i mendimit se shenjat e fundit janë pozitive. “Shpresoj të ketë sa më shumë diskutimet dhe të gjithë duhet të kenë parasysh se për të marrë vendime të rëndësishme ka nevojë për kompromis dhe për një frymë pozitive bashkëpunimin”, - tha Volfart. Për ambasadorin e OSBE-së Kuvendi është vendi i duhur ku mazhoranca takohet me opozitën për të marrë vendimet e duhura. Dhe në këtë pikëpamje ai shpreson të ketë diskutime të mëtejshme, por dhe mirëkuptim midis të dyja palëve.
Zgjedhjet vendore
Në lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit ambasadori i OSBE-së kërkoi pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë mund të ketë zgjedhje transparente. “Urimi im për vitin e ri është që të ketë një kontribut nga të gjitha palët, qoftë dhe nga qytetarët që janë votues”, - tha më tej ambasadori i OSBE-së. Gjithashtu vetëm dy ditë nga fillimi i procesit të djegies së fletëve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit 2009, vendim ky i marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 29 dhjetorin e vitit që sapo lamë pas, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Valfart deklaroi: “Tashmë shoh se ka një nivel transparence, megjithatë jo të gjithë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë qenë prezent në të gjitha takimet, ndaj lind pyetja: a është kjo mënyra më e mirë për të proceduar në këtë mënyrë?” Në këtë kontekst, ai shtoi se, kur bëhet fjalë për zgjedhjet e kaluara apo ato të ardhshmet, kërkohet një pjesëmarrje nga të gjitha palët. “Dhe vetëm në këtë mënyrë mund të kemi nivel të lartë të transparencës”, – përfundoi ambasadori i OSBE-së, i cili ishte i ftuar dje në inaugurimin e bibliotekës së Kuvendit të Shqipërisë. Në takimin e djeshëm ambasadori Volfart garantoi kryeparlamentaren Topalli se “OSBE-ja është në mbështetje të Parlamentit dhe shpresoj që të kemi një bashkëpunim të frytshëm edhe në vitet në vazhdim”.
Rekomandimet e OSBE–ODIHR-it
- Në raportin e OSBE–ODIHR-it lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit 2009 veç arritjeve paraqiten edhe disa mungesa dhe shqetësime, siç është p.sh. ai i procesit të numërimit të votave, që, siç dihet, është një nga fazat më të rëndësishme të procesit zgjedhor.
- Në rekomandimet e OSBE–ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias është rekomanduar të rishikohet neni 163 i Kodit Zgjedhor, që u jep të drejtë partive politike të kërkojnë heqjen e 4 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, që zgjidhen me short, madje pa paraqitur asnjë arsye, asnjë shkak. I njëjti rekomandim bëhet edhe në raportin e fundit të OSBE–ODIHR-it lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
- Ndërsa 31 rekomandimet e tjera kanë të bëjnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Për këtë tryeza e reformës zgjedhore, e mbledhur për herë të dytë nga ana e mazhorancës, përcaktoi katër juristët e partive të koalicionit qeveritar, të cilët do të hartojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërsa dy partitë opozitare, Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, nuk morën pjesë në këtë tryezë në nivel ekspertësh. Arian Madhi i republikanëve, Spartak Braho i LSI-së, Oerd Bylykbashi i PD-së dhe ish-kryetari i KQZ-së Kristaq Kume do të hartojnë draftin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Bazë për ndryshimin e Kodit do të jenë rekomandimet e OSBE–ODIHR-it në raportin e publikuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit.