Plaku kapet me kallash dhe silenciator në shtëpi
06/01/2011 Në Shllak të Shkodrës
SHKODËR- Një shtetas 61 vjeç nga Shllaku ka rënë nën prangat e policisë për mbajtje të armëve dhe municioneve pa leje. Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se pas një informacioni të marrë në rrugë operative është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit 61-vjeçar Ndoc Lisi, lindur e banues në fshatin Krumadh, të komunës Shllak, të rrethit Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Lisi u gjetën dhe u sekuestruan armë dhe municione, të cilat ky shtetas i mbante pa leje. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se në banesën e shtetasit Lisi u gjet një automatik model 56, një pushkë model 63, një armë gjahu çifte, një armë gjahu teke, një silenciator, një palë dylbi, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh. Nga ana e policisë janë kryer veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Lisi do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
V.A