E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle përshëndet marrëveshjen për reformën zgjedhore dhe kërkon heqjen e imunitetit sipas standardeve europiane

Share

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përmes një deklarate për shtyp ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore mes PD dhe PS. Fyle thotë se marrëveshja ka rëndësi për integrimin dhe për zgjedhjet e ardhshme. Komisioneri për Zgjerimin kërkon heqjen e imunitetit, në përputhje me standardet evropiane.

Qoftë mazhoranca dhe opozita duhen vlerësuar për këtë marrëveshje, ashtu si dhe puna e mirë teknike e përfunduar. Nëse Kodi Elektoral miratohet javën e ardhshme siç është planifikuar, kjo do të përbënte një hap të rëndësishëm përpara për përfundimin e marrëveshjes politike të nëntorit. Reforma elektorale nuk është vetëm një nga prioritetet kyçe të opinionit të KE, por është edhe esenciale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2013.

Mazhoranca qeverisëse dhe opozita duhet të ndërtojnë mbi këtë zhvillim të mirë dhe të thellojnë më tej dialogun politik dhe bashkëpunimin për të përfunduar punën e nisur në prioritetet e tjera kyçe të opinionit të Komisionit Europian dhe të arrijnë një masë të konsiderueshme rezultatesh brenda vjeshtës. Reformat ne sundimin e ligjit përbëjnë një faktor kyç për të ecur përpara në rrugën e integrimit në BE. Në këtë kuadër votimi për heqjen e imuniteteve në përputhje me standardet europiane do të ishte një element i rëndësishëm në drejtimin e duhur. Inkurajojmë të gjitha palët që të kontribuojnë për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim dhe të tregojnë një qëndrim konstruktiv, thuhet në deklaratën e Fyles.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›