Ilir Kumbaro nuk është larguar nga Britania e Madhe, fshihet në Londër

Tashmë zyrtarisht Ilir Kumbaro është deklaruar si i kërkuar nga policia në Britaninë e Madhe por ai nuk konsiderohet si kërcënim për sigurinë publike. Ish-kreu i shërbimit sekret në Shqipëri akuzohet për torturë, rrëmbi dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxhës.
Policia ka shpallur në kërkim 58-vjeçari pasi ai nuk u paraqit në seancën e radhës që mbahet në kuadër të kërkesës së drejtësisë shqiptare për ekstradimin e tij që ishte parashikuar të mbahej me 1 dhjetor. Policia ka bërë sot një apel për gjetjen e tij dhe ajo beson se ai nuk është larguar nga Britania.
Detektivi Pete Rance i njësisë së ekstradimeve ka deklaruar se: Ne besojmë se Ilir Kumbaro nuk është larguar nga Britania e Madhe por ka shumë gjasa që ai të jetë fshehur tek miqt e tij në Londër.
Ai nuk përbën kërcënim publik, ai kërkohet në Shqipëri për tu gjykuar për rrëmbim dhe torturë. Një prej viktimave të dyshuara të tij, baba i pesë fëmijëve, nuk është parë i gjatë që prej vitit 1995.
Kjo është një çështje hetimi e profilit të lartë ndërkombëtar dhe që ka shpenzime publike nga Britania. Është e drejtë që Ilir Kumbaro të arrestohet dhe të dalë para gjyqit, ne e kishim lënë me arrest shtëpie me mirëbesim, shton Rance.
Lirimi me kusht ishte dhënë nga Gjykata e Lartë pas një animimi për një vendim të mëparshëm që refuzonte lirimin e kushtëzuar për shkak të frikës për një arratisje të mundshme të Kumbaros.
Ai kërkoi azil në Britani në vitin 1996 me identitet kosovar duke u paraqitur si refugjat me emrin Shaqa Shatri. Më vonë atij iu dha leje qëndrimi dhe një pasaportë britanike. BBC zbuloi në vitin 2009 se ai jetonte në një apartament në Fulham me anë të sigurimeve shoqërore.