Volfarth: Këshilli kombëtar i PAK të jetë më efiçente

Personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të ndeshen me vështërisi që nga informimi, gjithëpërfshirja e deri në marrjen e shërbimeve të përditshme të tyre. Për shkak të kufizimeve fizike, një pjesë e tyre riaksidentohen dhe numri i tyre nuk mund të shkojë në shkollë.
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Eugen Volfarth tha se këshilli kombëtar i personave me aftësi të kufizuar duhet të jetë më eficentë.
"Shpreh vlerësimin për Vodafone, këshillin britanik dhe bashkimin europian për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj kategorie. Ne jemi të vendosur për të mbrotjtur çdo lëvizje të personave me aftësi të kufizuar. Ekziston një nevoj për forcimin e këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar në drejtim të gjithëpërfshirjes” shtoi Volfarth.
Ndërsa komisionerja për anti-diskriminim Irma Baraku tha se e drejta e arsimit është kryesore për këtë kategori. Fondacioni Vodafone Albania, këshilli Britanik dhe prezenca e OSBE-së zhvilluan një konferencë të përbashkët për të anazlizuar problematikat dhe për të mbështetur lëvizjet e P.A.K. Qëllimi, sipas tyre, është mbështeja e kësaj kategorie për integruar si të gjithë të tjerët në shoqëri.