E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta ne Konferencen Ekonomike te Burimeve Natyrore ne Berlin

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ndodhet në Berlin, ku merr pjesë si i ftuar i veçantë në Konferencën Ekonomike të Burimeve Natyrore të organizuar në Bundestag, Parlamentin Gjerman.

Konferenca u fokusua në sigurinë e burimeve natyrore për Gjermaninë dhe për Bashkimin Evropian, me theks të veçantë në vizionin dhe politikat e hartuara nga BE, për forcimin e partneriteteve me vende në zhvillim, që ofrojnë burime natyrore dhe lëndë të para.

Konferencën e përshëndeti edhe Kancelarja e Gjermanisë Anxhela Merkel, e cila u përqendrua në fjalën e saj në hapjen e tregut gjerman për vendet me burime natyrore, me qëllim ndërtimin e një partneriteti të qëndrueshëm, për të siguruar rritjen ekonomike për të dy palët. Në këtë kuadër ajo përshëndeti iniciativën e Bashkimit Evropian për Burimet Natyrore dhe theksoi se Gjermania është e interesuar që BE-ja të funksionojë si një bllok i bashkuar për të operuar me efikasitet në një situatë të re konkurrueshmërie në botë.

Në konferencë morën pjesë edhe personalitete të tjera politike si z. Antonio Tajani, Zv. President i Komisionit Evropian, si dhe shumë parlamentarë dhe përfaqesues të biznesit në Gjermani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›