E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfarth Politika te dialogoje per zgjidhjen e situates ne KQZ

Dialog konstruktiv politik dhe atmosferë besimi mes palëve për rikthimin e besimit dhe legjitimitetit të KQZ-së. Ky është apeli i kreut të Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart, për të pasur një proces zgjedhor sa më konstruktiv.

“Eshtë e rëndësishme që si qeveria dhe mazhoranca të krijojnë atmosferën e duhur për të hedhur hapa përpara, është po aq e rëndësishme edhe për opozitën që të zhvillojë dialog konstruktiv edhe për plotësimin e vendeve vakante në KQZ. Ky ndërveprim është i nevojshëm për të pasur zgjedhje të suksesshme në 23 qershor, është e rëndësishme që të zbatohen rregullat demokratike, në mënyrë që të kemi një KQZ funksionale dhe legjitime. E përsërish edhe një herë se duhet besim dhe të ketë legjitimitet të KQZ, e cila mund të vazhdojë të funksionojë në këtë mënyrë, por që mund të bëhet më shumë punë për të krijaur këtë besim dhe për të qenë legjitime”

Kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga zgjedhjet politike, KQZ vijon mbledhjet me kuorumin minimal të nevojshëm, pas dorëheqjes së tre anëtarëve të propozura nga opozita.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›