E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volfarth nga Durresi Bashkepunoni per votimin e ligjeve te integrimit

Ambasadori i OSBE-së Eugen Vollfarth i ka bërë thirrje politikës shqiptare, që të bashkëpunojnë për votimin e tre ligjeve të rëndësishme që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament.

Gjatë vizitës së tij në Durrës, Vollfarth i ka kërkuar përfaqësuesve të politikës shqiptare që të bashkëpunojnë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Kjo thirrje vjen pak ditë para diskutimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat nga vendi ynë, në rrugën e antarësimit për në familjen e madhe europiane.

Për herë të parë ambasadori i OSBE, Vollfarth foli dhe për çështjen e qarkut të Fierit, duke e cilësuar si një çështje shumë të rëndësishme për politik- bërësist shqiptarë.

Deklaratat e Ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë Eugen Vollfarth, u bënë gjatë një takimi që pati me 50 të rinj të qytetit të Durrësit, të cilët ishin pjesë e një projketi gjerman, mbi punët vullnetare në komunitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›